Web Analytics

“Të kanë pasuar si top, motra të tregoj se si të sillesh”, përplasen ashpër Alba dhe Shqipja

Botuar nga: InfoKosova

Alba dhe Shqipja kanë debatuar me tone të larta.

Shqipja ka kritikuar Albën se ajo në lojë vetëm është pasuar si top, nga dikush te dikush tjetër.

Kjo gjë e ka revoltuar Albën, e cila me zë të lartë i thoshte Shqipes se ajo nuk di gjë, vetëm flet kot.

“Njësoj si ti, që nuk di të argumentosh”, ia ka kthyer Shqipja.

Më tutje Shqipja ia përmendi Albës edhe vizitën e motrës së saj, që sipas Shqipes ajo ia ka tërhequr vëmendjen që të ketë kujdes sepse e kanë përdorur Albën.

Por Alba ka mohuar se motra e saj i ka thënë diçka rreth lojës ose sjelljes së saj, por vetëm e ka këshilluar që mirësinë mos t’ia keqpërdorin.

Me kaq nuk mbaruan thumbimet e Shqipes, e cila i tha Albës që “shumë shpejt do t’i dali fytyra e vërtetë”./Klankosova/

Shiko videon:

Të FUNDIT