E premte, 27 Dhjetor, 2024
0.8 C
Pristina

Të maskuar e të armatosur – Kurti publikon fotografitë e grupit kriminal që sulmuan policinë në veri [Foto]

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për media ka publikuar fotografitë e grupit të përbërë prej mbi 30 personave të cilët dyshohet se kanë sulmuar policinë.

Kurti ka treguar se këta persona kanë hyrë brenda territorit të Kosovës me xhipa pa targa e autoblinda.

Kryeministri u ka bërë thirrje këtyre personave që të dorëzohen.

“Sulmet po vazhdojnë, janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë , të cilët ndodhën nën rrethimin e Policisë, i ftoj të dorëzohen”, deklaroi Kurti para mediave.

Kurti shtoi se kjo nuk ka të bëjë me kontrabandë por formacion ushtarako-policor të armatosur.

“Nuk kemi të bëjmë me banda të kontrabandës, por formacione ushtrako-policore. U takon eskpertëve të na tregojnë për këta persona”, tha Kurti./Telegrafi/

Shiko Fotot:

PROMO

Nga Rubrika