Web Analytics

Tha se shumë persona e shfrytëzuan imazhin e tij, Luizi i “vë vizën” Marios dhe Jonit pas fitores së BBV

Botuar nga: InfoKosova

Duket se Luiz Ejllit përveç se një jete të re, si “VIP” dhe si burrë i martuar, do i duhet të krijojë edhe një reth të ri shoqëror.

“Shumë vetë më kanë shfrytëzuar gjatë qëndrimit tim brenda.

Që të gjithë ata njerëz që më braktisën që më shkelën, sot kanë qenë në qindra emisione, studio, rrjete sociale duke u treguar se kush më ka njohur përpara.

Nuk them emra, por ata e dinë shumë mirë se kush janë”, ishin akuzat e Luiz Ejllit në një nga emisionet televizive, të cilat s’duan mend se i drejtohen shokëve të tij.

Mario dhe Joni janë (ishin) dy shokët e Luizit prej një jete, por që duket se BBV i ndau.

Fituesi i Big Brother VIP dhe i famës, Luizi ka hequr miqtë e tij nga rrjetet sociale duke i vënë kështu vulën se ata mbeten ish-miq.

Shiko foton:

Të FUNDIT