E hënë, 10 Shkurt, 2025
3.9 C
Pristina

“Thoshte pse më le të fundit”- Make Up artisti zbulon se cila banore e “BBV” ishte ‘nazelie’

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Make Up artisti i njohur Henri Gjata, ka folur së fundmi për eksperiencën e tij në Big Brother VIP, ku së bashku më stafin e tij kanë grimuar të gjithë ish-banorët e shtëpisë për netët e spektaklit të madh.

I ftuar në “Wake UP”, Henri ka zbuluar se cilat nga vajzat kanë bërë naze për make up-in.

“Shumicën e banorëve i njihja nga jashtë.

Efi gëzohej shumë kur më shihte, është arritje të lyej një make up artist siç ishte Efi.

Gocat kanë qenë shumë të mira, na kërkonin gjithmonë por veçanërisht Valbona Mema, kishte disa dëshira specifike, por e kam shumë xhan.

Olta nuk e donte penelin fare, thonte ‘mos më bëj bishta’.

Valbona thonte ‘po pse më lë të fundit’, kujtonte se e kishim lënë pas dore por thjesht ishim 4 make-up artist që duhet të bënim 16 veta”– tha grimieri.

PROMO

Nga Rubrika