Sot është një ditë e veçantë në familjen e këngëtares Vesa Luma dhe reperit Big Basta. Djali i tyre, Liani, feston sot 10-vjetorin e lindjes.
Përmes disa fotografive familjare të publikuara në rrjetet sociale, Vesa ka ndarë edhe një mesazh prekës kushtuar të birit, ku ka folur hapur për rrugëtimin e saj si nënë dhe lidhjen e fortë që ka ndërtuar me Lianin ndër vite.
Ajo tregoi se ardhja në jetë e djalit ia ka ndryshuar krejtësisht botën, ndërsa rritjen e tij e konsideron arritjen më të madhe personale.
Në dedikimin e saj, këngëtarja vlerësoi forcën dhe pjekurinë që Liani ka treguar gjatë viteve, sidomos përballë ndryshimeve të mëdha familjare dhe zhvendosjeve nga një vend në tjetrin./Indeksonline/
