Tragjedia në Gjilan: Presidentja Shiroka-Pula reagon ndaj vrasjes së dyfishtë

Ngjarja e rëndë që tronditi sot fshatin Livoç të Gjilanit, ku dy persona humbën jetën, ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga presidentja Justina Shiroka-Pula.

Presidentja ka shprehur ngushëllime të thella për viktimat dhe ka bërë thirrje për një hetim të plotë nga organet e drejtësisë.

“Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut,” ka theksuar ajo në një telegram ngushëllimi.

Shiroka-Pula ka theksuar se askush nuk ka të drejtë të ekspozojë gratë ndaj rrezikut dhe dhunës, duke kërkuar një përgjigje të shpejtë dhe të drejtë nga autoritetet.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vrasjen e rëndë që ndodhi sot në Livoç të Ulët, ku një grua dhe një burrë humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos,” ka thënë presidentja.

Ajo ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe ka kërkuar shërim të shpejtë për të plagosurin.

“Prandaj, ftoj organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast me përkushtim të plotë, t’i zbardhin të gjitha rrethanat dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë,” ka përfunduar presidentja.

Nga Rubrika