E martë, 24 Dhjetor, 2024
0.8 C
Pristina

Tragjedia në Klinë: Familja e viktimave kërkon hakmarrje pas vrasjes

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në Klinë, ku tragjikisht humbën jetën dy të rinj. I dyshuari për vrasjen e rëndë është Jon Hoti.

Ndaj tij Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.

Prokuroria në dosjen që ka siguruar Insajderi, përmend se raportet mes dy familjeve janë të acaruara, pasi familjari i viktimave ka thënë se shteti ka dështuar dhe se “do nxjerrin gjakun”.

“Duhet pas duke pasur parasysh faktin se raportet në mes të dy familjeve janë Të acaruara dhe këtë e bazojë në reportin e oficerit, ku njëri prej familjarëve të viktimave në Spitalin Regjional të Pejës ka deklaruar.. Shteti ka dështuar komplet, ska lidhje që ma vranë djalin se unë kam me nxjerrë gjakun pa u ba sabahi se mi kanë ba dy gjenaze”

“Andaj, referuar të lartcekurave, gjykata konsideron së të gjitha këto rrethana tregojnë rrezikun se me lënien e te pandehurit në liri apo nën ndonjë masë tjetër më të butë, do të mund te kryej ndonjë vepër tjetër penale”, thuhet aty.

Gazeta Insajderi, ka mësuar se fillimisht i dyshuari kishte lënë takim me viktimat.

Sipas Prokurorisë, ai ka nxjerrë armën në mënyrë të fshehur dhe ka shtënë drejt dy viktimave, duke rrezikuar kështu edhe personat e tjerë.

“Kjo duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale ku i pandehuri ditën kritike fillimisht përmes rrjeteve sociale kishte lënë takimin I viktimat, është takuar me viktimat e më pas i ka privuar nga jeta viktimat Rexhep dhe Albison Shlivova, ashtu që ka rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë, po ashtu duke marrë parasysh edhe faktin mënyrën e kryerjes ku i pandehuri në mënyrë të fshehur e nxjerrë armën dhe kthehet në drejtim të viktimave për një moment duke shtënë drejt tyre”, thuhet në dosjen që e ka parë  Insajderi.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:17 në rrugën “Mujë Krasniqi” në Klinë dhe është regjistruar si “Vrasje e rëndë”.

Njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa i dyti ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës, si pasojë e plagëve të marra. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, me një karikator dhe katër fishekë, si dhe tre gëzhoja.

PROMO

Nga Rubrika