E hënë, 30 Dhjetor, 2024
5.1 C
Pristina

U bënë prindër për herë të parë, ky ëshë emri interesant që Kledi dhe Evi i vunë bebit

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa, dhe këngëtarja e prezantuesja e njohur Evi Reci, kanë dhënë lajmin e mrekullueshëm që janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti i dashur nga publiku e ndau këtë moment emocionues me ndjekësit e tyre përmes një postimi të ëmbël në Instagram, ku zbuluan edhe emrin unik të djalit të tyre, Aster.

Në postimin e saj, Evi ndau një foto ku shihen duart e vogla të bebit Aster, përkrah duarve të saj dhe të Kledit.

Ky imazh përcjell qetësi dhe dashuri të madhe, duke i dhënë fansave një pamje intime të këtij momenti të rëndësishëm në jetën e tyre familjare.

Në përshkrimin e postimit, Evi shprehu emocionet e saj për këtë fillim të ri me fjalët prekëse: “Mëngjesi i shtatorit na gjeti kështu, me një mrekulli të vogël. 13/9/2024. Mirë se erdhe në jetë, Aster Hysa.”/InfoKosova/

Shiko foton:

PROMO

Nga Rubrika