E premte, 13 Dhjetor, 2024
0.5 C
Pristina

U ndalua nga policia, reagon aktori Rezart Veleshnja

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Aktori i njohur Rezart Veleshnja ka dhënë një deklaratë të rëndësishme pas arrestimit të tij nga Policia e Durrësit për akuzën e mashtrimit, duke ofruar versionin e tij mbi ngjarjen që ka shkaktuar shumë reagime në opinionin publik.

Veleshnja, i njohur për performancat e tij në ekran, ka përjetuar një situatë dramatike që ndodhi kur ai dyshohet se mori një automjet nga Y. T. nëpërmjet mashtrimit, i cili më pas u raportua se u shit për 2 mijë euro.

Kjo ngjarje ka ngjallur interes të madh dhe shqetësim mes fansave dhe mediave, të cilat kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet e saj.

“Ju përshëndesim nga Pogradeci! Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë. Ai automjet kishte humbur, ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq!

Nuk ka asnjë gjë këtu, jo u arrestua jo… turp! Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! E kam përdorur dikur, por unë s’kam lidhje më me atë makinë pasi e kam hequr”, është shprehur aktori.

PROMO

Nga Rubrika