E premte, 18 Tetor, 2024
12.4 C
Pristina

U shpërngul për të jetuar në Tiranë, Shpat Kasapi zbulon arsyen

Këngëtari Shpat Kasapi, së bashku me bashkëshorten e tij, Selvijën dhe djalin Roelin, vendosën rreth 6 muaj më parë të zhvendoseshin për të jetuar në Tiranë.

Në një deklaratë të fundit, artisti ka zbuluar arsyen pse “braktisi” Shkupin për Tiranën.

Shpati tha se arsyeja kryesore për vendimin e tyre ishte djali i tyre, Roeli, për shkak të kushteve më të mira që ofron kryeqyteti shqiptar, ku kopshtet janë më të mira dhe gjuha është më e pastër.

Në anën tjetër, vendimi erdhi edhe si pasojë e mundësive më të mira për karrierën e tij si këngëtar dhe punën si biznesmen.

“Tirana është qyteti që gjithmonë më ka tërhequr. Kam nostalgji për Tiranën, kam fituar mbi 20 çmime. Kam një periudhë të mirë këtu.

Unë jam prodhim i Tiranës, Shqipërisë. Arsyeja e parë është djali im, Roeli, por edhe mundësitë e mia për karrierë dhe punën.

Këtu në Tiranë do të hap edhe një lokal, jam duke u përgatitur. Jam duke ardhur si biznesmen. Kohët e fundit, për 5-10 vjet, njihem si një këngëtar i pop-folkut. Kam 15 vite që kam lënë diskun.

Para pandemisë kemi bërë një jetë të shthurur, kemi kënduar deri në orën 3-4 të mëngjesit. Ajo është muzika në fakt, jo të këndosh në orën 9-10 të darkës.

Vendosja për të jetuar një jetë më ndryshe nga ajo në Shkup. T’i kem gjërat më afër. Mendova për djalin, kopshtet janë më të mira, gjuha është e pastër. Megjithatë, Shkupin e dua fort, sepse atje jam rritur, por Tirana është diçka tjetër”, u shpreh Kasapi.

Nga Rubrika