Web Analytics

U tha se ka filluar lidhje të re dashurie me këtë bukuroshe, reagon Bes Kallaku

Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, ka qenë në qendër të vëmendjes për disa ditë pas spekulimeve për një lidhje të re dashurie.

Ka pasur raporte se ai është në një marrëdhënie romantike me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzi, pasi ata u shfaqën së bashku në një foto.

Megjithatë, në një deklaratë për Anabel, aktori i humorit hodhi poshtë këto spekulime.

“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Ne rastisëm në një koncert së bashku me Mandin dhe ajo në Bruksel”, tha ai.

Bes Kallaku vazhdoi të theksojë: “Nuk kam asnjë lidhje me të! Ju lutem, mbani larg këto lajme të stisura. Kam prioritete të tjera në jetë. Faleminderit”.

Nga rubrika