Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të situatës së saj personale.
Pas publikimit të një videoje nga ish-bashkëshorti i saj Fisnik Syla, ku ai shfaqej në shoqërinë e Fjollës, spekulimet për një ribashkim kanë nisur të përhapen.
Megjithatë, Fjolla ka qartësuar se nuk ka rikthyer marrëdhënien me Fisnikun në një reagim të ashpër.
Për të zbardhur situatën, Fjolla ka ndarë një foto ku shfaqej në momente të ëmbla dhe intime me partnerin e saj të ri, duke shpërndarë puthje dhe dashuri.
Kjo foto është shoqëruar edhe me pamjen e fytyrës së të dashurit, ndryshe nga postimet e mëparshme, ku ajo kishte kujdesur të mbulonte fytyrën e tij.
Në këto momente të shfaqura me të dashurin e saj, çifti duket i lumtur dhe i qetë, duke e konfirmuar sërish lumturinë e tyre bashkë dhe duke shijuar çdo moment të kësaj lidhjeje të re.
Shiko foton: