Ditën e sotme në media u raportua për një ngjarje të rëndë në Podujevë, ku një 30-vjeçare u gjet pa shenja jete.
Sipas informacioneve, viktima është Saranda Azemi, 30 vjeçare.
Burimet bëjnë të ditur se ekzistojnë dyshime se 30-vjeçarja ka konsumuar një substancë kimike (domestos), ndërsa rrethanat e plota të rastit ende nuk janë sqaruar.
Familjarët tashmë kanë njoftuar edhe për ceremoninë e varrimit të saj.
Sipas njoftimit mortor, Saranda Azemi u varros sot, e premte, në ora 18:30, në fshatin Turuçicë, në lagjen e Azemëve.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë të afërmit se sot, e premte, do të bëhet varrimi i më të dashurës sonë, Saranda Azemi”, thuhet në njoftimin e familjes.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ish deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Egzon Azemi i cili ka bërë te ditur se vajza në fjalë është vajza e axhes së tij./InfoKosova/
Më posht mund ta ndjekni postimin:
