E hënë, 28 Tetor, 2024
16.7 C
Pristina

VIDEO/ Djaloshi i artë i Juventusit do të mbetet në mendjen e lojtarëve të Interit, futbolli fiton me 8 gola në “El Clasico” e Serisë A

“El Clasico” e vërtetë nuk ishte ajo e djeshme mes Real Madrid dhe Barcelonës, por ndeshja e sotme në Serie A mes Interit dhe Juventusit. Nëse dje përfundoi në favor të Barcelonës, sot fituesi ishte futbolli me plot 8 gola në ndeshjen e mbyllur baras 4-4.

Goli i parë i takimit u shënua nga Interi. Zielinski shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 15, pas një penalltie të fituar nga Thuram. Vetëm pesë minuta më vonë, Vlahovic barazoi rezultatin, ndërsa Ëeah me një gol në minutën e 27 e çoi rezultatin në 1-2.

Përderisa të gjithë menduan se kjo do të ishte një goditje e madhe për Interin, ndodhi e kundërta. Mkhitaryan shënoi për të barazuar në të 35, dhe dy minuta më vonë, Zielinski kaloi sërish Interin në avantazh me një penallti duke e çuar rezultatin në 3-2.

Pjesa e parë u mbyll me 5 gola, duke shënuar për herë të parë në historinë e futbollit italian që ndeshja ndërmjet Interit dhe Juventusit kishte 5 gola në 45 minutat e para. Në minutën e 53, Dumfries shënoi golin e katërt për Interin. Mbrojtja e Juventusit po pësonte shumë dhe Interi kishte shumë mundësi për të shënuar më shumë, të paktën rezultati do të ishte 6-2.

Por ligji i pashkruar i futbollit na tregon se nëse nuk shënon, do të pësosh. Trajneri Motta hodhi në fushë djaloshin e artë, Yildiz. 19-vjeçari ktheu situatën për Juventusin, i cili dukej se ishte dorëzuar. Ndërsa Interi po bëntë përpjekje për të shënuar për herë të pestë, në një kundërsulm të papritur, Yildiz shfrytëzoi mundësinë dhe dërgoi topin në rrjetë për 4-3. Ishte sërish Yildiz, me aftësitë e tij të jashtëzakonshme, që barazoi rezultatin në minutën e 82, duke e çuar në 4-4.

Shiko Videon:

Nga Rubrika