Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar mbrëmë rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.
Për gjithë situatën ku mbeti i vrarë polici shqiptar Afrim Bunjaku, Vuqiq ka thënë se fajtori kryesor për këtë ështe Albin Kurti.
“Albin Kurti është fajtori i vetëm. Albin Kurti është që dëshiron konflikt dhe luftë. Ai dëshiron të na fusë në luftën me NATO-n”, ka thënë ndër tjerash Vuçiq.
Por, në një video që po qarkullon në rrjete sociale ai ka thënë se kurrë nuk do të pranojnë Kosovën e pavarur.
”Kurrë nuk do t’ua pranojmë Kosovën e pavarur. Ju mund të na vrisni të gjithëve mund të bëni cfarë të doni por kurrë nuk do t’ua pranojmë pavarësinë e Kosoves!
Serbia kurrë nuk do ta pranojë Kosovën e pavarur! Krijimi i cuditshëm që bëtë duke bombarduar Serbinë, të cilën e bëtë.. me të gjitha gënjeshtrat e mundshme.
Se a jemi gjithmonë të gatshëm të bisedojmë, po do të bisedojme gjithmonë, gjithmonë.
Ndërsa për njohjen formale apo jo formale të Kosovës, harrojeni” është shprehur Vuqiq.
Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë urdhrin “Heroi i Kosovës”, për policin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator në veri. /InfoKosova/
Shiko videon: