Ish banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga shtëpia.
Shkaku kryesor i kësaj kështu është lidhja e saj me Gjestin, një nga banorët e rinj të Big Brother VIP Albania, i cili ka shkaktuar shumë diskutime pas hyrjes së tij.
Lidhja e Xhenetës me Gjestin, nisi me premtime , por që nuk zgjati shumë. Pas hyrjes së tij në BBVA, Gjesti filloi menjëherë flirtimin me një tjetër banore, Eglin, duke lënë pas tij tensione dhe keqkuptime. Ky flirt i papritur thelloi ndasitë mes Xhenetës dhe Gjestit, i cili ka sjellë komente të shumta nga ndjekësit e programit.
Dje, Xheneta u ftuar në emisionin “E diel” në Top Channel, u përball me pyetje të ndjekësve në lidhje me Gjestin. Vetëm një rezyme e shkurtër për të, por me një përmbajtje të thellë, ishin fjalët që ajo zgjodhi:
“Mashtrues, narcist dhe e ka zemrën e mirë”. Këto fjalë u bënë shumë shpesh tema diskutimi pas emisionit.
Xheneta e shpjegoi më tej se si është e mundur që një person të jetë narcist, dhe në të njëjtën kohë të ketë një zemër të mirë. Ajo theksoi se, “kur e sheh dikë që ka nevojë, ai është aty për ta ndihmuar, pavarësisht se nuk ka marrëdhënie të mira me të. Por, në marrëdhëniet me femrat, ai është shumë narcist.” Kjo mënyrë e shprehur i dha një pasqyrë më të qartë mbi karakterin e Gjestit dhe ndjeshmërinë e tij për të tjerët.