E martë, 4 Shkurt, 2025
1.3 C
Pristina

Xheneta shpërthen në lot në mes të intervistës: Tradhti është kjo që e ka bërë Gjesti

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ish-finalistja e Big Brother Vip Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka shkaktuar emocion të forta te tifozët e saj teksa ka ndarë situaten e saj dramatike lidhur me Gjestin.

Xheneta u shpreh e përlotur dhe e lënduar, teksa bëri thirrje që emri i saj të mos lidhet më me Gjestin. “Sot është herë e parë edhe e fundit që flas në raport me personin Gjest.

Nuk dua që më të diskutohet aspak për të në raport me mua. Ju kisha lutë njerëzit me mirëkuptu se s’kam çka me fol për të,” tha ajo në një intervistë të sinqertë.

Ajo theksoi ndjenjat e saj të thella të zhgënjimit dhe lëndimit që e kanë përcjellë gjatë kësaj kohe.

Gjestin e akuzoi për tradhti, duke theksuar se “tradhti është kur një person shkon dhe i bën gjërat e njëjta me dikë tjetër ende pa e përfunduar një raport”. Këto fjalë e reflektuan qartë dhimbjen e saj dhe spontanitetin e ndjenjave që po kalon.

Xheneta theksoi se ky kishte qenë një moment i vështirë për të, dhe për pasojë, i dhënia fund aludimeve se ajo mund të jetë pjesë e Big Brother Vip Albania 4. Ajo dëshmoi se do të mbetet vetëm një herë në Big Brother, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit të saj.

PROMO

Nga Rubrika