E premte, 4 Tetor, 2024
16.1 C
Pristina

“Xhensila ti je?” ndjekësit ‘shpërthejnë’ për ndryshimin e Bora Zemanit

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Bora Zemani, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale me postimin e disa fotografive të saj më të reja në Instagram.

Në këto imazhe, ajo paraqitet me flokë të sapondryshuar dhe një kostum të zi dypjesësh që thekson elegancën dhe stilin e saj natyral.

Pamja e saj e re ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk kanë nguruar të shprehin mendimet e tyre në lidhje me transformimin e saj.

Ajo që bie në sy është ngjashmëria e madhe që disa ndjekës e kanë vënë re mes Bora Zemanit dhe këngëtares së njohur, Xhensila Myrtezaj.

Komentet në postimet e Bora-s janë të mbushura me krahasime dhe aludime, disa nga të cilat sugjerojnë se të dyja mund të kenë vizituar të njëjtin specialist për procedurat estetike.

Disa nga ndjekësit kanë shprehur se Bora ka marrë një pamje që ngjason shumë me atë të Xhensilës, duke i dhënë kështu një tjetër dimension diskutimeve mbi estetikën dhe bukurinë në botën e showbiz-it shqiptar.

Kjo ngjashmëri ka çuar në një debat të gjallë në rrjet, ku disa janë dakord me vërejtjet e bëra, ndërsa të tjerë janë të mendimit se secila ka identitetin e saj të veçantë..

Shiko foton:

Nga Rubrika