E premte, 24 Janar, 2025
5.1 C
Pristina

Xumi bën reagimin e papritur pas eleminimit nga BBVA

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Në një postim të fundit në Instagram, Xumi Allushi ka shprehur falenderime të veçanta për ndjekësit e tij, duke shpjeguar mbështetjen e rëndësishme që ka marrë nga ata gjatë kohës që është pjesë e “BBVA”.

Ky postim, i publikuar nga të afërmit e Xumit, ka ngjallur interes të madh midis ndjekësve, duke iu bërë e qartë se ai aktualisht nuk ka qasje në rrjetet sociale për shkak të rregullave të shtëpisë. Pavarësisht kësaj, mesazhi i tij ngjall optimizëm dhe mirënjohje.

“Dashuri pa fund për ju. Faleminderit për suportin e vazhdueshëm. Xumi ju do. Zoti qoftë me ju,” shkruhet në storien e tij. Kjo tregon se ai është në dijeni të mbështetjes që po merr nga ndjekësit e tij, dhe e vlerëson atë në mënyrë të veçantë.

Sidoqoftë, reagimet e publikut në rrjetet sociale nuk janë të gjitha pozitive. Xumi ka ndeshur kritika të shumta për sjelljet dhe deklaratat e tij brenda shtëpisë, duke e bërë atë një figurë polarizuese. Disa e mbështesin, ndërsa të tjerë e kritikojnë ashpër për veprimet e tij gjatë lojës.

Kjo situatë ka ndikuar në mënyrën se si publiku e sheh atë.

Ka pasur debate të shumta mbi mënyrën se si ai menaxhon presionin dhe rivalitetin brenda shtëpisë, duke e bërë shumë shpesh temë Diskutimi në mediat sociale dhe portale të lajmeve.

FOTO/ Komentet negative në rrjet, reagon Xum Allushi: Ju kam lënë

PROMO

Nga Rubrika