Xuxi dhe Drenusha kanë diskutuar dhe kanë sqaruar raportin e tyre teksa në bisedë u përmend edhe ish-bashkëshorti i saj, Atilla, i cili ishte edhe banor në Big Brother VIP Kosova 3.
Drenusha, foli për një palë papuçe që Atilla i kishte lënë Xuxit dhe i njëjti është duke i mbathur nëpër shtëpi.
“Xuxi vec diçka po të tregojë se unë nuk du me mësu kërkon – por njeriu vetëm pak me logjiku e dinë që s’ish dashtë por e kuptoj se mundet me të ardhë ftohtë pasi edhe unë nëpër shtëpi i kam math ato papuçe dhe e di sa të nxehta janë”, u shpreh Drenusha.
Xuxi tutje i tha se nëse kjo gjë e pengon dhe nuk do i mbathë më papuçet e Atillës.
Tutje bashkërisht diskutuan edhe për çështje e dinamika të tjera brenda shtëpisë.
Shiko videon: