Banorët janë përfshirë të gjithë në debatin për tradhtinë në çift teksa të gjithë ndanin mendim të njëjtë pos Vullnetit.
Xuxi në diskutim me Vullnetin tha se është martuar 29 vjeçar teksa si këngëtar ka punuar në klube nate e madje edhe ka qenë pronar i disa prej tyre – por asnjëherë nuk e ka tradhtuar gruan pasi ka pasur gjithmonë dashni për të.
“Më përpara tradhton mashkulli se femra, por kjo varet edhe nga çifti.
Ka 27 vjet që jam i martuar – nuk po ja bëjë qejfin gruas time se nuk kam nevojë – jam këngëtar, kam punu në klube të natës e kam qenë pronar por dashnia nuk më ka lënë dhe kurrë nuk e kam tradhtu gruan”, u shpreh Xuxi.
Shiko videon: