Zbulohen emrat e dy banorëve të parë të Big Brother Vip Albania 3

Big Brother VIP 3 pritet të nisë në janarin e vitit që vjen, ndonëse ka pasur shumë aludime mbi prezantuesit, ku thuhet se këtë vit do të jetë Ledion Liço.

Gjithashtu disa prej emrave të përfolur si banorë janë: Roza Lati, Jul Deda, Dorina Mema.

Por së fundmi burime për Kryefjala kanë zbuluar dy emra të tjerë.

Bëhet fjalë për balerinin Graciano Tagani dhe këngëtarin e muzikes rrok Endrik Beba.

Rikujtojmë se Graciano ka patur ftesë edhe në BB VIP 1 të cilin asokohe e ka refuzuar.

Gjithësesi mbetemi në pritje për të zbuluar personazhe të tjerë që do i bashkohen këtij rrugëtimi.

Nga Rubrika