Web Analytics

Zbulohet çfarë përmbante letra që ish-bashkëshorti shkroi për Ledjonën në Big Brother

Botuar nga: InfoKosova

Në një intervistë në rubrikën “Mos i bjer me top”, ish-bashkëshorti i Ledjonës, Jorgen Xoxi ka treguar se çfarë përmbante letra që i dërgoi në “BBV”, të cilën ajo nuk pranoi ta lexonte.

Ish-bashkëshorti i gazetares tha se letra nuk ishte për ta sulmuar, por ka shprehur se nuk është ndjerë mirë që nuk e vuri në dijeni për futjen brenda “Big Brother VIP”.

Nuk doja ta sulmoja Ledjonën, do bënte mirë ta hapte ta lexonte atë letër, i kam thënë ‘që nuk jam ndjerë mirë që nuk më ke lajmëruar për hyrjen tënde.

Ti e di sa kam bërë unë për atë çupë’. Unë kujdesesha për vajzën, e kam me fakte dhe ajo e di shumë mirë.

I kam thënë që nuk jam këtu që të prish imazhin tënd, ti vazhdo ta bësh rrugëtimin tënd dhe ta bësh vajzën krenare. Për ti mbyllur gojën publikut që flasin për të dy.’

Madje, ish-bashkëshorti i uron edhe fitoren Ledjonës.

Nuk kam asgjë personale me Ledjonën, është nëna e fëmijës sim. Për atë që kam reaguar një prind mund të më kuptojë dhe Ledjonës i uroj për fitore.

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT