Web Analytics

Zemaj – Qeverisë: Mos i leni mjekët në mëshirë të vizave për largim nga vendi

Botuar nga: InfoKosova

Armend Zemaj nga LDK ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Zemaj ka shkruar se ata e proklamuan ndryshimin e udhëzimit administrativ për shkollim specialistik si sukses, që sipas tij ky udhëzim kryekëput ka temë profilizimin për interesa të ngushta.

Ai tutje ka thënë se nenin për përvojë pune një vjeçare e largon vetëm për këtë konkurs, po ashtu për t’ia mundësuar individëve të caktuar me e marrë specializimin.

Ish-ministri i Shëndetësisë ka bërë thirrje që t’i ofrohen kushte të mira mjekëve që të mos ikin jashtë vendit.

“Ju ftoj që të angazhoheni që të krijoni kushte e përkrahje profesionale për mbi 700 mjek që kanë përfunduar fakultetin për këto gati tri vite qē jeni në qeveri e mos t’i leni në mëshirë të vizave për largim nga vendi“, tha ai.

Postimi i plotë:

Pa puna, padija e paaftësia nuk mund të paraqiten si sukses.

Qeveria Kurti dhe Ministri Vitia, në vend që tash të kishin shpallur konkursin e dytë apo të tretë prej që kan ardhur në krye të ministrisë së Shëndetësisë, për të tretën herë, mezi po arrinë të shpallë një konkurs për specializime.

E proklamuan ndryshimin e udhëzimit administrativ për shkollim specialistik si sukses, ndonëse ky udhëzim kryekëput ka temë profilizimin për interesa të ngushta .

Ndërsa, nenin për përvojë pune një vjeçare e largon vetëm për këtë konkurs, po ashtu për t’ia mundësuar individëve të caktuar me e marrë specializimin.

Konkursi i kaluar që u realizu në mandatin tonë (10 mujor) ishte pas një bllokade 4 vjeçare.

Edhe laiket e dinë që ishte shpallur në bazë të nevojave të institucioneve, të cilat nevoja në shumë institucione ishin mbi tre herë më të mëdha se sa mundësit; krejt kjo për shkak të pamundësisë buxhetore nuk ishte e mundur të realizohen të gjitha.

Ndaj, nuk është e vërtetë ajo që thonë të dështuarit në profesion dhe në menaxhim, se është shpallur pa planifikim dhe pa mbulueshmëri.

Ky konkurs i ishte nënshtruar edhe procesit të auditimit dhe rezultoi që ishte në harmoni me ligjin dhe nevojat për shkollim specialistik.

Me angazhim dhe përkrahjen e qeverisë ishte arrit nga 160 sa kanë qenë mundësitë buxhetore në fillim të fusim 1200 në paga.

Disa fakte që demaskojnë tendencën për të minimizuar suksesin e asaj kohe dhe për të mbuluar dështimin e tanishëm;

Vetëm në anesteziologji ishin nda 44 specializime, të gjitha me financim, që është një bazë e mirë për këtë lëmi specialistike;

95 specializime kanë qenë mjekësi familjare;

38 specializime nga mjekësia emergjente, po ashtu të gjitha me financim;

Secili spital i përgjithshëm nga rajonet tona ka përfituar së paku 25 specializantë, nevojat e tyre janë shumë më të mëdha, mirëpo edhe pse ne planifikuam që çdo vit të ketë specializime për të përmbushur nevojat e tyre, erdhën bllokuesit e mjekëve të rinj.

Këta bllokues vetëm një gjë nuk e bllokojnë: plotësimin e interesave të tyre personale e grupore.

Ju ftoj që të angazhoheni që të krijoni kushte e përkrahje profesionale për mbi 700 mjek që kanë përfunduar fakultetin për këto gati tri vite qē jeni në qeveri e mos t’i leni në mëshirë të vizave për largim nga vendi.

Për mua dhe ish-bordin, shkollimi specialistik, ka qenë dhe mbetet puna më e duhur dhe e dinjitetshme që e kemi bërë.

Ofrimi i specializime ka qenë dhe mbetet puna më e mirë që i është bërë fushës së shëndetësisë.

Të FUNDIT