E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024
9.9 C
Pristina

Zgjedhjet e parakohshme, Haliti: Albini s’është aq naiv sa të dorëzohet me idenë e humbësit

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Halili, duke komentuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në vend, ka thënë se “Albini s’është aq naiv sa të dorëzohet me idenë e humbësit”.

Ani pse kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, është shprehur bindës së viti 2024 do të jetë vit zgjedhor në Kosovë, Haliti tha se një gjë e tillë varet nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Unë jam dakord me të gjitha ato që i ka renditur Krasniqi, sa i përket të metave të qeverisjes, të situatës që e kemi, qoftë politike, qoftë ekonomike, apo qoftë raportet edhe me ndërkombëtarët. Kjo varet shumë nga Vetëvendosja se a do të shkojmë në zgjedhje a po jo. Albini s’është aq naiv sa të dorëzohet me idenë e humbësit, ose me zhurmën që e bëjmë ne si opozitë. Kurti e ka formulën e vetë, formulën e nacionalizmit, formulën e njeriut të fortë e të politikanit të fortë që përballet me gjithçka”, potencoi Haliti, në tëvë1.

Megjithatë, Haliti përmendi disa arsye që mund të bëhen shkak për t’u mbajtur zgjedhje të parakohshme, teksa theksoi raportin e “rëndë” të Kurtit me bashkësinë ndërkombëtare e me Serbinë.

Po ashtu, deputeti i PDK-së tha se ka gjasë të ketë marrëveshje parazgjedhore me Qeverinë aktuale, në mënyrë që të kalohen më lehtë disa çështje me dy të tretat e votave në parlament.

“Mirëpo janë 2-3 arsye që ndoshta mund të shkojmë në zgjedhje, e që ndoshta do t’i interesonin edhe Kurtit. Kur marrim parasysh sondazhet, që nëse janë të vërteta, janë problematike për secilën parti në opozitë. Kurti e ka një situatë të rëndë në raport me bashkësinë ndërkombëtare, në raport me Serbinë dhe në raport me detyrimet që ka, që i ka pranuar e që të cilat duhet t’i zbatojë. Po besoj që mund të ketë marrëveshje parazgjedhore me Kurtin që të futemi në zgjedhje, duke bërë një koalicion parazgjedhor njëra nga partitë, e me qëllim që pas zgjedhjeve, sipas rezultateve të bëhen bashkë dhe ta kenë më lehtë me t’i kalojnë çështjet me dy të tretat e votave në parlament. Kurti edhe në qoftë se pranon t’i zbatojë disa marrëveshje të karakterit ndërkombëtar, e ka vështirë të ketë pajtueshmëri edhe në Kuvend me shumicë votash”, shtoi tutje Haliti.

Kujtojmë se edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mund të mbahen në pranverë.

PROMO

Nga Rubrika