E martë, 11 Shkurt, 2025
3.3 C
Pristina

Zgjidhni njëherë e mirë problemet me kollën dhe frymëmarrjen me këto kura natyrale

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Edhe gjatë stinës së pranverës, organizmi ynë vazhdon betejën me kollën, rrufën dhe problemet e rrugëve të frymëmarrjes.

Kolla, përveçse shfaqet si një shqetësim i zakonshëm, mund të mbart pasoja të rëndësishme për shëndetin tonë. Ajo jo vetëm që prish stilin e jetës, por gjithashtu shkakton dëme fizike dhe shëndetësore, duke ndikuar në gjumë dhe përqëndrim. Është e rëndësishme të mos e anashkaloni këtë problem, sidomos në periudhat e ndryshimeve klimatike apo gjatë sezonit të alergjive.

Më poshtë do të gjeni disa kura natyrale të sugjeruara nga AgroWeb, që do t’ju ndihmojnë të lehtësoni kollën dhe t’ju ofrojnë ndihmë efektive nga simptomat e rrugëve të frymëmarrjes që shkaktuar nga ulja e temperaturave ose alergjitë.

Mjalti:

Mjalti është përdorur për shekuj me radhë si një kurë natyrale kundër kollës dhe irritimeve në fyt. Ai ka veti antibakteriale dhe ndihmon në qetësimin e inflamacionit. Një përzierje e mjaltit me lëng rrushi ose një gotë qumështi me mjaltë para gjumit mund të jetë shumë e efektshme. Po ashtu, përzieni lëng limoni me mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pini deri në tre herë në ditë për një efekt të shtuar.

Farat e Linit:

Nëse kolla juaj është e përkeqësuar, ndihmoni veten me farat e linit. Merrni tre lugë fara lini, hidhni në një filxhan me ujë dhe zinini së bashku. Kur uji të nisë të trashet, kullojeni dhe përzieni lëngun me tre lugë lëng limoni dhe mjaltë. Merrni një lugë të kësaj përzierje magjike sa herë që ndiheni të prekur nga kolla.

Xhenxhefili:

Xhenxhefili është një tjetër bilbë që ofron lehtësim për kollën e thatë. Shtoni pak kripë në xhenxhefilin e freskët dhe përtypni për disa minuta. Gjithashtu, përgatisni çaj xhenxhefili duke e zier atë në ujë deri sa pjesa më e madhe e tij të avullojë. Kullojeni lëngun, shtoni një lugë mjaltë dhe pini të ngrohtë për një ndjesi qetësuese.

Çaji i trumzës:

Përgatisni çajin e trumzës duke shtuar dy lugë gjethe trumze në një çajnik me ujë dhe duke e zier për 10 minuta. Pasi ta keni kulluar, shtoni mjaltë dhe limon. Kjo përzierje e fuqishme ndihmon në lehtësimin e simptomave, duke ofruar një ndihmë të rëndësishme për frymëmarrjen.

Çaj me mjaltë dhe piper të zi:

Nëse vuani nga kolla me sekrecione, provoni çajin me mjaltë dhe piper të zi. Ky kombinim stimulon qarkullimin dhe ndihmon në çlirimin e sekrecioneve, ndërkohë që mjalti ndalon kollën. Përdorni një lugë çaji me piper të zi dhe dy lugë gjelle me mjaltë, përziejini në një gotë me ujë të nxehtë dhe pijeni pas 15 minutash.

Bajamet:

Për të lehtësuar simptomat e kollës, mund të merrni një lëng portokalli, duke shtuar disa lugë bajame të plasaritura. Kjo kombinim do t’ju ndihmojë të qetësoni kollën dhe të forconi rrugët tuaja të frymëmarrjes.

Qepët:

Me qepët mund të përgatitni një shurup fantastik. Përzieni lëngun e limonit, mjaltin, dhe qepën e grirë dhe zieini në një tenxhere me ujë të nxehtë për dy orë. Kullojeni lëngun dhe pini një lugë gjelle çdo orë për t’u ndjerë më mirë.

Karafili:

Përzieni erëzën e karafilit me mjaltin dhe ruajeni natën në frigorifer. Në mëngjes, hiqni karafilat e thatë dhe konsumoni një lugë nga mjalti i mbetur. Kjo kurë ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të fytit dhe zvogëlon inflamacionin.

Lëngu i karrotës:

Përgatisni një lëng të freskët karrote duke shtrydhur katër karrota dhe përzieni lëngun me ujë. Ky lëng duhet të konsumohet katër herë në ditë dhe ofron një mbështetje të shkëlqyer për sistemin tuaj imunitar.

Jamballi:

Kjo bimë, e njohur edhe si Likuiricia, është një zbulesë për ata që vuajnë nga kolla. Ajo ndihmon në zbutjen e sekrecioneve dhe ofron qetësi nga spazmat e bronshitit. Mjaftojnë dy lugë çaji nga lëngu i jamballit në ujë të ngrohtë për të ndjerë lehtësim të shpejtë.

PROMO

Nga Rubrika