E hënë, 30 Dhjetor, 2024
5.1 C
Pristina

“Zjarr, zjarr, zjarr”- Kështu e përshkruan Rita marrëdhënien me burrin e saj disa vite më të vjetër

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Çifti Rita Ora dhe Taika Waititi janë shpesh të hapur për fansat për jetën e tyre private.

Gjatë after party-t pas ceremonisë së çmimeve “Emmy Awards 2024”, që u mbajt më 15 shtator, këngëtarja e hitit “Let You Love Me,” 33 vjeçe, ka folur për martesën e saj me regjisorin e e “Thor: Ragnarok”, 49 vjeç.

“Ne frymëzojmë njëri-tjetrin”, i tha Ora medias. “Unë vij nga muzika dhe ai është skenarist, regjisor dhe producent, kështu që është një shtëpi plot ide”, shkruan People.

Këngëtarja e popit shtoi: “Ne jemi të dy shenja zjarri, gjithashtu. Pra, është thjesht zjarr, zjarr, zjarr”.

Ora gjithashtu insistoi se ajo është “e qeshur dhe argëtuese” në martesën e tyre. “Dua t’ju njoftoj për këtë”, tha ajo, duke shtuar se ata “ndihmojnë njëri-tjetrin, gjithmonë” /Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika