E mërkurë, 15 Janar, 2025
-2.7 C
Pristina

E dhimbshme! Këngëtarja e njohur humb nënën dhe motrën në të njëjtën ditë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Këngëtarja e njohur Mariah Carey po përjeton ditë të rënda.

Nëna e saj Patricia dhe motra Alison, vdiqën në të njëjtën ditë gjatë fundjavës.

Humbja e tyre ka thyer shpirtërisht artisten, e cila ka shkruar shkurt për ndarjen nga jeta të nënës dhe motrës.

“Zemra ime është thyer që kam humbur nënën time fundjavën e kaluar. Mjerisht, në një kthesë tragjike të ngjarjeve, motra ime humbi jetën në të njëjtën ditë,” tha këngëtarja fituese e Grammy.

Ajo shkroi po ashtu se ndihej e bekuar që kishte kaluar kohë me nënën e saj në javën para se të ndërronte jetë ndërsa kërkoi privatësi./Sinjali/

PROMO

Nga Rubrika