E premte, 18 Tetor, 2024
13 C
Pristina

Milaim Zeka edhe më tej me Einxhel Shkiren ‘opinioniste’

Edicioni i ri i “Big Brother VIP Kosova” (BBVK) ka nisur të krijojë zhurmë dhe diskutime në media dhe rrjete sociale, duke e bërë atë një nga temat më të komentuar në vend.

Ky edicion ka sjellë me vete një mori spekulimesh, sidomos rreth emrave të mundshëm të opinionistëve, ku një prej emrave më të lakuar është padyshim ai i Einxhel Shkira.

Pavarësisht faktit që Einxhel Shkira nuk është konfirmuar zyrtarisht si opinioniste për këtë edicion, lajmi për rolin e saj ka qenë një nga ato që ka shkaktuar më shumë diskutime.

Portalet dhe gazetarët kanë pasur përplasje idesh dhe spekulacionesh mbi pjesëmarrjen e saj, duke e bërë Einxhelin një nga emrat më të diskutuar në lidhje me “BBVK”.

E megjithatë, një lajmërim i fundit nga Milaim Zeka, i cili është opinionist i ketij formati nuk e ka larguar ende postimin ku thuhet se Einxhel do jete opinioniste e BBVK.

Kjo njoftim ka ngjallur interes të madh, jo vetëm për adhuruesit e saj, por edhe për ata që ndjekin me kureshtje zhvillimet e programit.

Ndërsa “BBVK” vazhdon të përballet me presionin e krijimit të përmbajtjes së lartë dhe angazhimit të audiencës, roli i opinionistëve bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

Shiko foton:

Nga Rubrika