E premte, 18 Tetor, 2024
13 C
Pristina

Trejsi e harron shqipen, promovon muzikë ruse, shqiptarët të zhgënjyer

Modelja e njohur shqiptare, Trejsi Sejdiu, ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale pasi ka publikuar disa video në TikTok ku sfondi muzikor janë këngë ruse.

Edhe pse Trejsi është një figurë që gëzon popullaritet të madh në Shqipëri, duket se ka vendosur të përqafoj kultura të tjera dhe të lërë pas muzikën dhe artin shqiptar.

Në videot e fundit në tik tok ajo zgjodhi të përdorë muzikë nga një vend që ka lidhje historike dhe politike të thella me Serbinë.

Njerëzit e famshëm kanë ndikim dhe përgjegjësi të madhe për të promovuar dhe mbështetur kulturën e tyre kombëtare, por për Trejsin duket se përparësia është tërheqja e vëmendjes përmes trendëve globale, edhe kur ato kanë kuptime jo të favorshme për shqiptarët.

Ironikisht, kjo vjen nga një modele që ka marrë famë pikërisht nga përkrahja e publikut shqiptar, por që tashmë po e promovon kulturën ruse, ndërkohë që artistë shqiptarë që i dhanë hapësirë dhe famë janë të injoruar.recommended by

Mos vallë ka filluar Trejsi të harrojë se kujt ia ka borxh suksesin? Apo thjesht ajo zgjedh të promovojë çdo gjë që është në modë, pa marrë parasysh simbolikën e saj për vendin e saj?

Shiko videon:

@trejsii

♬ я прошу останься до утра – пситеррор

Nga Rubrika