Teksa po bëhen përgatitjet për dasmën e madhe që do të mbahet në Tiranë këtë fundjavë, Lori Hoxha ka zbuluar para stafit të Top Medias se i ka dhënë fund beqarisë pak javë më parë.
Duke folur para të pranishmëve, ajo tha se për herë të parë prezantohet para tyre si zonjë dhe ndihet sikur e drejton vërtetë këtë televizion.
“Më në fund prezantohem si zonjë, kam gjithë këto vite zonjushë. Është shumë formale për ky sot, por më në fund ndihem sikur e drejtoj këtë televizion vërtet. Më në fund ju shoh dhe e ndiej gjithë këtë ndjesi të mirë, këtë trashëgimi e ndiej të përbashkët.
Gjithë jetën time kam dashur të rrethohem nga gjëra të bukura dhe sot me krenari e them që ju jeni njerëzit më të bukur të Shqipërisë. Është stafi më i bukur që kam parë ndonjëherë. Jam krenare që drejtoj këtë televizion”, u shpreh Lori.
U përfol se Lori dhe partneri i saj Vis Bajraktari do të martohen këtë fundjavë në një dasmë të madhe.
Ceremonia do të mbahet këtë të shtunë, në një lokal pranë stadiumit Air Albania.