Nuk janë bërë as një javë që kur ka filluar edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova.
Brenda këtyre pak ditëve Vipat e Big-ut ka pasurullizim, kërcënime, grindje e shumçka tjetër.
E madje disa prej këtyre situatave nuk u dënuan as nga opinionistët e as nga produksioni.
Aktori Rezart Veleshnja mori edhe rolin e psikologut e psikiatrit.
“Ti je i sëmurë, ajo nuk është normal, dukesh si psiqik”, ishin disa nga shprehjet me të cilat banori i drejtohej banorëve të tjerë.
Ai jo vetëm që u mundua ta luaj profesionistin e shëndetit mendor, u mundua edhe ta imitoj, sipas tij, një banor tjetër, Burimin.
Për ta bërë komikun ai bënte sikur po ecën si Burimi dhe po i lëviz sytë si ai.
Ai u tallë edhe me karakteristikat fizike të tij. E pasi i pa reagimet e te tjerëve tha se ajo sjellje nuk ishte bullizëm por imitim.
Nuk kanë munguar as kërcënimet se do të ushtrohet dhunë.
Rezarti i drejtohet Besfortit me shprehjen se*siste; Provova me folë një herë me ty por ti nuk ishe burrë, ishe me fustan dhe sytjena.
Ndërkaq ky i fundit i kundërpërgjigjet duke i thënë: ik se po të mbyti shpulla.
Shiko videon: