E enjte, 26 Dhjetor, 2024
0.3 C
Pristina

E takoi ish të dashurën para se të futet në BBVK, Mevlani flet për reagimin e Livias

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ish e dashura e Mevlanit, modelja shqiptare e cila jeton në Itali Livia Bunga pasi pa surprizën e Mevlanit nuk e la pa reaguar.

Ajo nxori një fakt ku Mevlai e ‘tradhtoi’ të dashurën e tij aktuale derisa në natën kur hyri në “Big Brother”.

Ndërsa sot Mevlanit iu shfaq reagimi i Livias.

“E prisja këtë reagim. Kur ka thanë e dashura ime që kemi qenë një vit ajo ka bërë llogaritë dhe ka mendu që e kam tradhtu.

Por, ne jemi njohur dy tre muaj pas ndarjes. Kemi komunikuar për arsye tona. Ajo e di se për çka jemi nda, ajo ka gabu diçka dhe ka rinis një histori tjetër dhe ka tentu të rikthemi bashkë. Kam shku te ajo për të marrë gjërat e mija”, tha Mevlani.

PROMO

Nga Rubrika