Njëri nga çiftet më të përfolura të show-bizit shqiptar, Marina Vjollca dhe Ghetto Geasy, po tregojnë çdo ditë e më shumë se sa të dashuruar janë me njëri tjetrin.
Reperi duket se është shumë i lumtur me sukseset e moderatores, e cila ka arritur një nivel të lartë në industrinë e kozmetikës me linjën e saj “Mine”.
Ky projekt tregon përkushtimin dhe talentin e saj në një fushë që mund të duket e vështirë për shumë, por Marina ia ka dalë të shkëlqejë.
Gjatë promovimit të kësaj linje kozmetike, Geasy i ka dhënë një puthje të zjarrtë, tregon se sa shumë e përkrah këtë iniciativë të saj.
Një moment emocionues që na tregon edhe sa e fortë është lidhja e tyre si çift, duke dalë hapur në publik për ndjenjat e tyre.
Kjo puthje simbolizon një moment të veçantë për të dy, duke provuar se dashuria e tyre është e vërtetë dhe e thellë. Në një botë ku shumë çifte preferojnë të mbajnë lidhjet e tyre private, Marina dhe Geti zgjodhën të shpërndajnë këto momente të lumtura me fansat e tyre.
Shiko foton: