E hënë, 18 Nëntor, 2024
8.1 C
Pristina

‘Pasha emrin e Allahut unë i jap 30 mijë euro’, për çka e ka fjalën Edi, banori i ri i BBVK?

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Edi, ka ‘tronditur’ banorët e tjerë me një propozim befasues në oborrin e shtëpisë.

Me një deklaratë që ka bërë bujë, ai ka shprehur gatishmërinë për të dhënë një shumë të madhe parash për dy banorët, Gjesti dhe Xheneta, për t’u larguar nga shtëpia.

“Pasha emrin e Allahut jam në gjendje 30 mijë euro kesh me i shti në shtëpi, me jua nda nga 15 mijë euro të dyve vetëm me i pa jashtë shtëpisë”, tha ai me entuziazëm.

Ky propozim ka ngjallur diskutime të shumta mes banorëve. Disa prej tyre janë shprehur se ky është një hap radikal dhe tregon një strategji të fortë për të ndikuar në dinamikën e shtëpisë.

Gjesti dhe Xheneta, dy nga banorët më të komentuar në këtë edicion, janë duke marrë reagime të përziera nga publiku.

Përveç kësaj, Edi ka theksuar se nuk po e bën këtë gjë për t’a ndihmuar ata, por për të testuar besnikërinë dhe lidhjen që ai ka krijuar me ta nën presionin e shtëpisë.

Shiko videon:

Nga Rubrika