Problemet me lëkurën mund të trajtohen nëpërmjet kurave të ndryshme farmaceutike apo kozmetike, por përpara përdorimit të tyre ekspertët rekomandojnë trajtimet natyrale.
Një nga metodat më efektive dhe natyrale është përdorimi i lëkurës së bananes, një burim i pasur me vitamina dhe minerale që sjell përfitime të shumta për lëkurën tuaj.
Si të përdorni lëkurën e bananes kundër problemeve me lëkurën? Procesi është mjaft i thjeshtë dhe kërkon disa hapa të lehtë për t’u ndjekur.
Merrni një pjesë të lëkurës së bananes që keni ngrënë dhe lyejeni zonën problematike të lëkurës deri sa pjesa e brendshme e saj të marrë ngjyrën kafe. Kjo është shenja që lëkura juaj ka përthithur vitaminat dhe mineralet e domosdoshme.
Është e rëndësishme që të mbani lëkurën e bananes në lëkurë për të paktën 30 minuta. Gjatë kësaj kohe, rekomandohet të qëndroni shtrirë për të lejuar përthithjen maksimale të lëndëve ushqyese.
Pas gjysmë ore, lajeni fytyrën me ujë të vakët për të hequr mbetjet e lëkurës së bananes. Ju gjithashtu mund të zgjidhni ta bëni këtë trajtim në mbrëmje dhe ta lani fytyrën në mëngjes për rezultate më të mira.
Një tjetër mundësi është të aplikoni lëkurën e bananes deri tre herë në ditë. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se aknet nuk zhduken brenda një dite, prandaj durimi dhe vazhdimësia janë çelësi për një lëkurë më të pastër.
Vlerat e lëkurës së bananes
Kjo kurë konsiderohet si shumë efektive kundër akneve sepse lëkura e bananes është e pasur me antioksidantë potentë. Këtu përfshihet luteina, e cila mbrohet lëkurën nga dëmtimi që shkakton dielli.
Gjithashtu, lëkura e bananes kontribuon në trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, si ekzema dhe psoriaza, falë acideve yndyrore që ajo përmban. Këto acide janë të njohura për aftësinë e tyre për të reduktuar inflamacionin dhe për të siguruar një hidratim të nevojshëm.
Ndër përfitimet e tjera, lëkura e bananes është ideale edhe për të luftuar rrudhat e para të moshës. Ajo tonifikon lëkurën dhe e ushqen atë me kalium dhe shumë antioksidantë, duke e bërë atë më të freskët dhe më të shndritshme.
Më e mira për përdorim është lëkura e bananes së pjekur plotësisht. Prandaj, herën tjetër që hani një banane, mos e hidhni lëkurën, pasi ajo është një mrekulli natyrore për lëkurën tuaj! Kujdesi për lëkurën me metoda natyrale si këto është një hap drejt një lëkure më të shëndetshme dhe më të bukur.