E diel, 24 Nëntor, 2024
-3.2 C
Pristina

Takimi me nënën, ndjekësit kritikojnë Nusretin: Pse nuk i blen shtëpi më të mirë prindërve?

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Nusret Gokçe, është emri i biznesmenit dhe kuzhinerit të njohur turk.

Ai së fundi ka postuar një video ku shihet të jetë takuar me nënën e tij pas dy vitesh.

Por pas asaj video ai u kritikua jashtë mase, komentuesit kanë nisur me pyetjet përse nëna e 38-vjeçarit të njohur si Salt Bae bën jetë modeste, pavarësisht pasurisë së tij.

“Si ka mundësi që i mban syzet kur takon mamanë, Ti je shumë i pasur, pse nuk blen një shtëpi më të mirë për prindërit e tu? Ke 2 vjet pa e parë? Pse, ti ke para?,”janë disa nga komentet e shumta që i kanë shkruar atij.

Kuzhinieri turk posedon një rrjet restaurantesh të quajtura Nusr-Et, dhe i ka të shpërndara në vendet më luksoze të botës.

Ushqimet e tij njihen për çmimet e shtrenjta ku disa prej gatimeve kalojnë dhe shifrat mbi 1000 dollarë.

Shiko videon:

Nga Rubrika