Laerti, një ndër banorët e “Big Brother VIP 4”, ka hapur zemrën dhe ka ndarë me Valbonën një moment të dhimbshëm të jetës së tij. Ai ka rrëfyer se arsyet e tij për t’u futur në shtëpi lidhen ngushtë me humbjen e babait disa muaj më parë, një ngjarje që e ka lënë të shkatërruar emocionalisht.
“Laerti ka treguar se vera që kaloi pas humbjes ishte një periudhë shumë e vështirë për të, duke përjetuar një kokë të rëndë dhe dhimbje të vazhdueshme në gjoks. Ai tha se ishte shumë i preokupuar për nënën e tij, duke theksuar se i ishte dashur të kujdesej për të, ndërsa vetë po kalonte një periudhë depresive të rëndë. Ai ka përshkruar vështirësinë që ka kaluar, duke përmendur se flinte vetëm një orë e gjysmë në ditë, duke e ndjerë veten të ngarkuar dhe pa mundësi për të marrë frymë.”
“Unë kam hyrë këtu se kam kaluar gjithë verën shumë rënd, me një kokë kazan dhe gjoksin që nuk më mbushej me frymë, po i duhet ta kisha mendjen te nëna ime,” – ka thënë Laerti, duke treguar se humbja e babait e ka goditur thellë dhe ka pasur ndikim të madh në jetën e tij.
Ai ka përmendur gjithashtu se ka qenë një periudhë e vështirë për të dhe nënën e tij, dhe se ishte një moment që e mori përëndia dhe e detyroi të përballej me vështirësitë e jetës. Ky moment ka bërë që Laerti të hyjë në “Big Brother VIP 4” si një mundësi për të shpëtuar nga dhimbja dhe për të gjetur forcën të shkojë përpara.