E martë, 10 Qershor, 2025
11.2 C
Pristina

Fero ndahet edhe nga gruaja e dytë?

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Feronit Shabani i njohur si Fero, pak më parë dha lajmin se pas divorcit me Arbenita Ismajlin, ishte martuar përsëri me vajzën, të cilën më vonë u zbulua se ishte Nita Bajrami.

Por, siç duket gjërat nuk i shkuan mirë. Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet Fero nga veprimi që bëri në rrjete sociale.

Ai më nuk e ndjek Nitën. Kujtojmë se pas ndarjes nga Arbenita, Fero i ishte përkushtuar fesë islame, ku edhe siç ka thënë gruaja e tij e tanishme i përket të njëjtit besim.

“Jam i dashuruar, me të thënë të drejtën nuk ma kishte marrë mendja se do dashurohesha kaq shpejt, por jam dashuruar si kurrë më parë. I sfidoj të gjithë meshkujt shqiptar se askush nuk është më romantik se unë”, u shpreh Fero ndërsa shtoi se: “Tani do ju bëj ‘disse’ për romantizëm”.

Por, ai tashmë dihet që i është rikthyer edhe repit pavarësisht se kishte deklaruar se do të i përkushtohej fesë.

Kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen nga Kumanova, Arbenita Ismajli, më të cilën ka edhe një vajzë të quajtur, Nina. Kujdestaria e së bijës u kthye në një mollë sherri mes Feros dhe Arbenitës, ndërsa reperi, pretendonte se modelja nuk e lejonte ta takojë.

PROMO

Nga Rubrika