Dita e djeshme ka qënë mjaft e vecantë për Dea Mishel, e cila ka festuar ditën e saj të lindjes, ku ka marrë urime të pafundme nga ndjekësit edhe miqtë e saj.
Por mëngjesi i sotëm nuk ka qënë edhe aq i mirë për bukuroshën bionde, e cila është zgjuar me lot në sy.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Dea ka treguar se ka parë një ëndërr, e cila e ka trishtuar së tepërmi.
“Sot u zgjova duke qarë sepse pash ëndërr sikur kisha një peshk që fliste dhe tani nuk e kam më. Uroj të jesh i lumtur peshku”, shkruan Dea bashkangjitur postimit të saj në “Instastory”, ku shfaqet me lot ne sy.
Në një tjetër postim, Dea ka publikuar foton e një peshku që kishte parë në ëndërr dhe shkruan:
“Ishte kështu dhe ishte i mërzitur sepse e kishin mbyllur në një akuarium të pisët por unë e shpëtova. Kishte super sens humori”.
Shiko foton: