Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në Allias.
Mjeti mësohet se është në pronësi të Kozak Braçit, një nga personazhet e njohur në “Tik Tok”.
Ka qenë vetë Kozaku ai që njoftoi për ngjarjen me anë të një postimi në rrjete sociale ka treguar për rastin.
Në pamjet e publikuara teksa makina digjet, Kozaku ka deklaruar se nëse shteti nuk e gjen autorin, do e gjejë vetë.
Në mesazhin e tij ai i ka bërë thirrje autorit, që kushdo që ka diçka me të të shkojë ta gjejë.
“Po nuk e gjeti shteti kësaj radhe se është e disata herë, atëherë do e gjej vetë unë me njerëzit e mi.
Jam çuar në 4 të mëngjesit, dritare kam parë këtë pamje duke u djegur makina. Është hera e disatë që me ndodhin këto gjëra. Dikush që ka diçka me mua të më gjej, rrugëve jam 24 orë. Të vijnë të unë jot e makina dhe të shtëpia ime ku ka vetëm gra dhe kalamaj”, shkruan ai.
Ndërkohë, pritet që në orët në vijim të ketë një njoftim zyrtar nga forcat blu.
Shiko foton: