E mërkurë, 15 Janar, 2025
-1.7 C
Pristina

Humb jetën një person në Prishtinë, e kishin zënë disa panele druri

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Një person ka humbur jetën në Prishtinë, pasi të njëjtin e kishin zënë disa panele druri.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 21:15.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore pasi e kishin zënë disa panele druri.

Lidhur me rastin, viktima është dërguar në QMF Prishtinë dhe nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij”, bëhet e ditur nga policia.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika