Mbrëmjen e djeshme, tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” arritën kulmin kur Selin i drejtoi një akuzë të fortë Juelës, duke e vënë në dyshim respektin e saj, madje edhe atë të familjes.
“Ti nuk e ke respektin rrezik as nga familja jote, me këtë qasje që ke pranuar të bësh, për vajzën ordinere që ke përfaqësuar këtu brenda”, i tha Selin, duke e bërë situatën më të tensionuar se kurrë më parë.
Pas këtij momenti të tensionuar, familja e Juelës reagoi me një postim në rrjetet sociale, duke mbështetur vajzën e tyre dhe duke e vënë në dukje rëndësinë e mbështetjes familjare.
Familjarët e Juelës publikuan një video të këtij momenti në “Instagram” dhe shprehën se ata gjithmonë i kanë qëndruar pranë Juelës, në çdo situatë, duke e theksuar vlerën e një familjeje të fortë dhe të respektuar.
“E dashur Selin! Juela ka një familje që gjithmonë i ka qëndruar pranë në të mirë e në të keq! Një familje punëtore dhe shumë të respektuar kudo! Është mirë që frustrimet personale mos t’ia ngarkosh tjetrit.
Ndihemi keq për ty, që se ke kuptuar që familja është gjithmonë familje dhe një familje e shëndoshë respektin dhe dashurinë e ka të ngjizur në zemër. Nuk e pretendon. Nuk e kërkon. Me respekt: Familja Nikolli”, shkruajnë familjarët e banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
View this post on Instagram