Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

Ish-banori i Big Brother Vip 5, Gimbo, ka ndarë detaje të reja lidhur me arrestimin e shokut të tij, Gjestit, i cili u ndalua për armëmbajtje pa leje.

Ky incident ka shkaktuar një valë reagimesh në publik, duke e bërë situatën edhe më intriguese. Si po e përballon Gjesti këtë periudhë të vështirë dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Gimbo, i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ka shprehur se Gjesti është në gjendje të mirë emocionale dhe se situata do të zgjidhet përmes procesit gjyqësor. Ai theksoi se ndihen të qetë dhe se për momentin janë duke u përgatitur për hapat e ardhshëm ligjorë.

“Gjesti është shumë mirë, jetojmë bashkë në një shtëpi, është shumë mirë. Kur ma ka treguar Ledioni, për mua ka qenë shumë e papritur edhe tani është në proces gjyqësor edhe ligji vendos edhe e kanë në dorë ata, edhe ne për momentin jemi shumë mirë. Është mirë nga ana emocionale, familjare i ka shumë mirë”, tha Gimbo pa dhënë shumë detaje.

Gjithashtu i pyetur nga moderatorët e Goca dhe Gra nëse është ndjerë i favorizuar në Big Brother Vip 5, për shkak të shoqërisë së tij me Gjesin, ai tha se:

“Po padyshim që po e kam ndjerë veten shumë të sigurt se ka qenë një influencë shumë e madhe, edhe jam falënderuese shumë atyre që më kanë mbështetur”.

Pas lirimit nga ndalimi, Gjesti ka reaguar sot përmes përfaqësuesit të tij ligjor, duke dhënë detaje mbi ngjarjen dhe zhvillimet e fundit. Avokati i tij, Artan Çerkini, ka folur për herë të parë publikisht, ku sqaroi situatën dhe masat e marra ndaj artistit. Sipas tij, Gjesti ka pranuar veprimet e tij dhe ka shprehur pendesë për sjelljen ndaj drejtuesit të kompanisë “Onima”, duke premtuar se nuk do t’i përsërisë më.

Nga Rubrika