Rogerti ‘i tmerruar’ në dhomën e rrëfimit, ‘shpërthen’ në lot kur sheh… breshkën “Për Zotin kam frikë”

Ndërsa Rogerti ishte në dhomën e rrëfimit, Vëllai i Madh ka futur disa breshka në shtëpi.

Breshkat ishin pjesë e sfidës që Vëllai i Madh kishte për banorët, ndërsa ata nuk duhet të reagonin.

Rogerti i tmerruar nga breshkat nuk e ka mbajtur dot veten në dhomën e rrëfimit, duke nisur të bërtas dhe të përlotet.

“O Vëllai i Madh aman për kokën e nënës, moj burrnesh. Do shoh vetëm sipër, për kokën e nënës, për Zotin mos më torturoni kështu se nuk i shoh dot. Të lutëm. O Zot. Të lutëm o Vëllai i Madh se kam xhaketën poshtë, do më hyj ndonjë te xhupi”, u shpreh Rogerti.

Ndërsa gjendej brenda dhomës së rrëfimit bashkë me breshkën, Miri i ka shkuar për “ndihmë” Rogertit duke u munduar ta qetësojë.

“O vëlla kam frik. O vëlla kam frik, o Miri”, i është drejtuar Rogerti Mirit.

Nga Rubrika