“O m’ka marr malli me të thanë Kadri”, Iliriana shkrin së qeshuri me mënyren si e thërret burrin e saj

Adri Rrogaqi është njëri nga banorët e Big Brother VIP Kosova 2, i cili hyri në këtë format së bashku me partneren e tij, Ilirjanën.

Ata janë çifti i vetëm në këtë ‘reality show’ sa i përket këtij edicioni, i cili nisi më 20 tetor.

Ndonëse janë bërë afro dy muaj që nga nisja e spektaklit, ata tashmë kanë arritur të krijojnë lojën e tyre.

Megjithatë, para disa javëve u kuptua se Adri nuk është emri i vërtetë i konkurrentit të BBVK.

Sipas disa kërkimeve në internet, Adri thuhet se emrin e plotë e ka Kadri, të cilin e ka kthyer në artistik.

E këtë e ka konfirmuar edhe Ilirjana, e cila në një video ndëgjohet t’i thotë “O Kadri, m’ka mar malli me të thanë Kadri”.

Shiko videon:

@clips.bigbrother

Iliriana♥️♥️😂😂 #bigbrother #clipsbigbrother #alba #adri #adri #bbvks #ganigermia #edonajames #edona #bbvk

♬ original sound – Big Brother VIP Kosova

Nga Rubrika