Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë:” E keni paguar në 1999″

Tifozët nga turq që kanë ardhur për ta përcjellë ndeshjen kundër Kosovës, po pritet miqësisht në Prishtinë.

Ata përveç atmosferës që po e shijojnë në sheshin e kryeqytetit, mikpritjen po e kanë edhe në restorante.

Një nga ta po ofron kafe e çaj falas për tifozët nga Turqia.

Krejt kjo po bëhet në shenjë falënderimi që Turqia dhe populli i saj kanë dhënë për çlirimin e Kosovës.

“Sot rivalë, por gjithmonë miq. Kafe e çaj falas për të gjithë tifozët turq. Ju e keni paguar më 1999 – sot nuk keni asnjë borxh. Faleminderit”, thuhet në njoftimin që ka bërë ky biznes.

Ndeshja finale për kualifikim në Kampionatin Botëror, Kosovë –Turqi luhet nga ora 20:45.

Nga Rubrika