Shpërthen debati mes Adit dhe Mozës

Duket se gjatë një bisede më parë, Moza i ka thënë Adit për një fjalë sllave që ai kishte mundësi ta dinte, ndërsa Adi është nervozuar për këtë gjë, duke e lidhur me serbishten.

Duket se Moza e kishte fjalën për shkak të kufirit dhe se shumë fjalë sllave përdoren nga shqiptarët, pasi edhe prindërit kishin mësuar në shkollë kohë më parë, dhe Adi mund ta dinte.

Moza: këtë fjalën sllave që po diskutonim dje, mos je ankuar gjë ti?

Adi: Jam ankuar shumë.

Moza: Ou?

Adi: Po.

Moza: Po ç’më vjen nga mbrapa atëherë kur qenke i pakënaqur, pse s’e debatove me mua

Adi: Nuk dua t’i debatoj këtu ato, dua t’i debatoj në sy të shqiptarëve

Moza: Atëherë ti vjen te unë që të mjelësh ndonjë konflikt dhe të bësh atje, çka do të debatosh me atë ti, se s’e kuptova

Adi: Veç të ma shpjegosh pse më the mua: “Ti e kupton që është gjuhë sllave”.

Moza: Po ajo do të thotë ‘dreq’.

Adi: O ti, kur unë thashë së pari, unë thashë për humor ‘po unë e kuptova’. Dhe ti the ‘po e di që e kupton se është gjuhë sllave’.

Moza: Po sepse je komshi atje dhe thashë kush e di, se shumë nga ju…

Adi: Unë jam komshi me Shqipërinë.

Moza: Dakord, por shumë vetë nga ju e dinë serbo-kroatishten, edhe babai im e dinte.

Adi: Po, edhe babai im e di, se të gjithë moshatarët kanë qenë në ish-Jugosllavi, ka kryer ushtri në Kroaci.

Moza: Pse hap subjekt politik ti kot më kot, për një fjalë, kjo është çështje linguistike, s’ka të bëjë fare me politikë.

Adi: Pse unë me ditë gjuhën sllave?

Moza: Ua po gjuhët janë kulturë, kulturat nuk janë politikë.

Adi: Çfarë kulture gjuha sllave, çfarë kulture ta di unë gjuhën sllave.

Moza: Po mos e hap këtë temë se del shumë keq, gjuhët s’kanë të bëjnë fare, popujt dhe kulturat kanë vlerë.

Adi: Ti më the “e kupton se është gjuhë sllave”, unë komshi e kam Shqipërinë.

Moza: Ore babai im dinte serbo-kroatisht, edhe i yti e di.

Nuk dihet nëse reagimi i Adit ka qenë i qëllimshëm për të marrë më shumë vëmendje brenda formatit.

Megjithatë, ai ka marrë një numër të madh komentesh negative nga shikuesit, të cilët e kanë cilësuar si një person që kërkon vëmendje nga Moza dhe që nuk po e kuptonte qartë atë që ajo po shpjegonte.

Ndërkohë, në videon e publikuar nga “Ferma VIP”, Moza është vlerësuar nga ndjekësit si intelektuale dhe e kulturuar.

Nga Rubrika