Ditë e veçantë për Kiara Titon dhe Luiz Ejllin, Luna Mari feston 2-vjetorin

Ditë feste dhe emocionesh të veçanta në familjen e një prej çifteve më të komentuar të showbiz-it shqiptar, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, të cilët kanë festuar sot ditëlindjen e dytë të vajzës së tyre, Luna Mari.

E vogla Luna ka mbushur plot 2 vjeç, duke sjellë gëzim të madh në familje dhe tek ndjekësit e çiftit, të cilët prej kohësh ndjekin me interes momentet e tyre familjare.

Për të shënuar këtë ditë të veçantë, Kiara Tito ka ndarë në rrjetet sociale një video të ëmbël nga mëngjesi i ditëlindjes, ku atmosfera festive bie menjëherë në sy.

Në pamjet e publikuara në Instagram, Luna Mari shfaqet e rrethuar nga një dekor i kuruar me tullumbace në ngjyra rozë dhe një tortë e veçantë, e përgatitur enkas për ditëlindjen e saj. Videoja ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente urimi brenda pak minutash.

“Është mëngjesi i ditëlindjes së dytë të vajzës sate,” shkruhet në videon e ndarë nga Kiara Tito, një moment që ka prekur fansat e çiftit.

Prej dy vitesh, ardhja në jetë e Luna Marit ka shënuar një kapitull të ri në jetën e Kiara Tito dhe Luiz Ejllit, duke i kthyer ata në prindër të përkushtuar dhe duke e vendosur vogëlushen në qendër të vëmendjes së tyre. Çifti herë pas here ndan me publikun momente nga rritja e saj, duke marrë gjithmonë reagime pozitive nga ndjekësit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Nga Rubrika