“Cili është vendi më i çuditshëm ku ke bërê dashuri?”/ Ja si u përgjigj Vanesa

Mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP”, banorët kanë kaluar kohën duke zhvilluar një lojë argëtuese me pyetje dhe përgjigje.

Gjatë këtij aktiviteti, një moment pikant është regjistruar kur radha i ka ardhur Vanesës, e cila po luante përballë partnerit të saj, Indrit.

Teksa po tërhiqte letrat e lojës, Vanesës i ka qëlluar një pyetje provokuese, e cila kërkonte të dinte: “Cili është vendi më i çuditshëm ku ke bërë dashuri?”.

E gjendur disi në siklet përpara kamerave, dhe duke kujtuar me humor familjarët që e ndjekin nga ekrani, ajo ka zgjedhur të japë një përgjigje mjaft të përmbajtur dhe larg “çudirave”.

“O Zot, babi im po sheh ndërkohë (qesh).

S’kam bërë ndonjë gjë të çuditshme.

Në dhomë, ça të them unë“, u shpreh Vanesa.

Nga Rubrika